• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gakpo dhe De Vraj zhgënjyen, vetëm Simons ishte i denjë për sfidën Holandë-Angli

11/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

y5r

NOTAT E LOJTAREVE

VERBRUGEN 6,5- I vënë në provë disa herë në pjesën e parë. Tregon vlerat e tij me disa pritje vendimtare. Pjesa e dytë duket më e thjeshtë për të. Vetëm duket sepse vjen goli i befasishëm.

DUMFRIS 6- Protagonist absolut në pjesën e parë. Bën gjithçka ai. Ndërhyn shumë keq ndaj Herri Kejnit dhe i jep mundësinë sulmuesit të Bajernit të barazojë nga penalltia. Pastaj ndal një top në vijën fatale të Fodën dhe godet një traversë. (Nga 94’ Brobej-Pa notë).

DE VRAJ 5- Vendimtar në… humbjen e Holandës. Në golin që vulosi ndeshjen ai humbet kundërshtarin Uotkins. Në pjesën e parë bllokoi disa topa interesantë dhe fitoi duele me kundërshtarin, por vetëm kaq.

VAN DAJK 6- Jep siguri në mbrojtje edhe përballë një kundërshtari si Herri Kejn. Në pjesën e dytë ka një shans të artë, mund të bënte më mirë.

AKE 5,5- Në anët e tij manovrojnë Saka dhe Fodën. Ka një mbrëmje shumë të vështirë. Me kalimin e minutave dhe me eksperiencë arrin të limitojë dëmet.

SHOUTEN 6- Vuan për të gjetur hapësirën, por futja e Verman në fushën e lojës i jep një dorë dhe ndeshja e tij përmirësohet.

REIJNDERS 6- Nuk zhgënjen në mesfushë, por kur anglezët shtojnë ritmin, për të ka shumë vështirësi. Për fatin e tij, pas 30 minutash mesfushorët e Sauthgejtit e humbasin shpejtësinë.

MALEN 5- Lëvizja surprizë e Kumanit. Duket në ditë të mirë me shpërthimet, por vetëm pak. Zjarri shumet shpejt. (Nga 46’ Vegorst5,5- Nuk arrin dot të ndryshojë fatet e ndeshjes).

SIMONS 7,5- Vetëm 24 orë pas magjisë së Jamalit, ja një tjetër talent i Barcelonës që shënon një supergol në gjysmëfinale. Një predhë nga 30 metra që zhbllokon ndeshjen).

(Nga 94’ Zirkze Pa notë).

GAKPO 5- Ashtu si gjithë sulmuesit e Holandës nuk ia del që të vërë kurrë në vështirësi prapavijën e Anglisë. Nuk duket këtë herë.

DEPAJ 5- Nuk shfaqet kurrë në pjesën e parë. Largohet për dëmtim. (Nga 35’ Verman 6,5- Futja e tij në fushë i jep më shumë ekuilibër skuadrës së Holandës).

TRAJNERI KUMAN 6- Skuadra e tij largohet me kokën larg dhe ai është i zoti për të korrigjuar gjatë ndeshjes gabimet, por në tërësi Anglia e ka merituar kualifikimin. Pjesa e parë nuk ishte më e mira e mundshme dhe pati probleme për skuadrën holandeze.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA ia ndalon Sarajevës, simboli të mbulohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.