Sunday, 3. May 2026
Sport

“Galaktikët” e nisin me vrull finalen e Superkupës

GS 14/01/2024 1 Min. Lesezeit

“Galaktikët” e nisin me vrull finalen e Superkupës!

Ka nisur me shumë vrull finalja e Superkupës së Spanjës, mes “Galaktikëve” të Real Madrid e “Katalanasve” të Barcelona, me djemtë e teknikut, Carlon Ancelotti, që kanë gjetur, jo një por dy herë rrugën e rrjetës.

Pas një pasimi fantastik, të “supeyllit” anglez, Jude Bellingham, “fantazisti” brazilian, Vinicius Junior shënon golin e parë, që në minutën e 7′-të të sfidës, pas një shmangje të bukur të portierit, Inaki Pena.

Dhe vetëm 3 minuta më vonë, sërish Vinicius Junior, i cili këtë herë përfiton nga një pasim i Rodrygo çon sërish topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin, në 2:0.

Teilen: