Wednesday, 21. January 2026
Sport

Galatasaray barazon me Atleticon

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Galatasaray ka marrë pikë të vlefshme ndaj Atletico Madridit, në garën për të avancuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në stadiumin “Rams Park” në Stamboll, skuadra e madhe turke barazoi me atë spanjolle 1:1.

Giuliano Simeone në minutën e katërt shënoi për Atleticon, derisa autogoli i Marcos Llorentes në minutën e 20-të e vendosi sfidën.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të fazës së ligës në Champions. Deri në fund të stinorit të rregullt është edhe një xhiro për t’u luajtur.

Galatasaray i ka 10 pikë, tri më pak se Atletico Madridi.

Teilen: