Galatasaray ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Turqisë, duke bërë një tjetër hap drejt titullit të kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk triumfoi sonte në udhëtim te Adana Demirspor, në kuadër të javës së 34-t.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Yeni Adana” përfundoi me rezultatin 0:3.
Hakim Ziyech (53′), Kerem Demirbay (64′) dhe Mauro Icardi (90+1′).
Galatasaray pas kësaj fitore ka 90 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se Fenerbahçe.
Adana Demirspor ndodhet në pozitën e 11-të me 41 pikë të grumbulluara..