Vedat Muriqi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të largohet apo do të qëndroj te Mallorca.
Sulmuesi ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Spajë duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës ishullore.
Në 37 ndeshje zyrtare, Muriqi ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Galatasaray e kishte top prioritet transferimin e tij, por kampioni në fuqi i Turqisë është larguar nga gara për të nënshkruar me prizrenasin.
Mediumi turk Aksam.com.tr ka raportuar se Galatasaray ka hequr dorë nga Muriqi pasi Mallorca nuk e na ndërmend të heqë dorë nga kosovari pa fituar së paku 20 milionë euro.