• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Galatasaray josh Ademola Lookman-in, Osimhen bind sulmuesin nigerian

14/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas mediave turke, Ademola Lookman është pranë transferimit te Galatasaray. Sulmuesi i Atalantës, i rikthyer kohët e fundit në qendër të vëmendjes pas përplasjeve me Ivan Juric, është bërë prioriteti kryesor i trajnerit Okan Buruk për merkato janarin.

Sipas raporteve, klubi i Stambollit i ka ofruar 28-vjeçarit një kontratë të majme prej 9 milionë eurosh neto në sezon, duke e vendosur Lookman ndër lojtarët potencialisht më të fortë të kampionatit turk. Strategjia e Galatasaray është e qartë: së pari bind lojtarin dhe më pas negocio çmimin me Atalantën.

Në këtë negociatë, një rol kyç luan edhe shoku dhe bashkëkombësi i Lookman, Victor Osimhen, i cili po i shpjegon sulmuesit projektin teknik dhe ambiciet e klubit të Stambollit.

Gazetari Veli Yiğit raporton se Lookman ka dhënë përgjigje pozitive: “Ademola dëshiron të veshë fanellën e Galatasaray. Është një profil që i përshtatet shumë mirë stilit të tyre të lojës”, ka deklaruar ai në televizion.

Tifozët janë entuziazmuar menjëherë nga ky lajm, ndërsa tani vendimi kalon te drejtuesit e Galatasaray, të cilët duhet të arrijnë një marrëveshje me Atalantën, e cila nuk dëshiron të shesë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Next Post

Kosova U21 e shkatërron Qipron, në Larnaka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.