Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Galatasaray-Juventus, formacionet zyrtare. Bardhezinjtë duan të thyejnë “mallkimin”, ja statistikat

GS 17/02/2026 2 Min. Lesezeit

Galatasaray-Juventus, është ndeshja e parë për play-offin për një biletë për 16 ekipet më të mira të këtij sezoni në Champions League. Dy klubet janë ndeshur 6 herë mes tyre në këtë kompeticion, Juventus ka një fitore në ndeshjen e luajtur në Torino në sezonin e largët 1998/1999, 3 ndeshje kanë përfunduar barazim dhe dy fitore Galatasaray.

Hera e fundit kur këto ekipe u përballën mes tyre ishte në dhjetor të vitit 2013 në ndeshjen e fundit në grup, ku Galatasaray fitoi me golin e Wesley Sneijder, duke u kualifikuar për në fazën tjetër, ndërsa Juventus që në atë kohë drejtohej nga Antonio Conte u rendit i treti në grup dhe shkoi në Europa League.

Përsa i përket sfidës së sotme, dy trajnerët respektiv, Okan Buruk dhe Luciano Spalletti kanë hedhur në fushë formacionet më të mira të mundshme. Icardi, Gundogan dhe Leroy Sane gjenden në stol. Ndërkohë, mungesë e rëndësishme te Juventus është ajo e Jonathan David, i dëmtuar, pa harruar këtu edhe Dusan Vlahovic.

GALATASARAY XI: Çakır; Jakobs, Sánchez, Bardakçı, Sallai; Torreira, Sara; Lang, Akgün, Yılmaz; Osimhen.

JUVENTUS XI: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; McKennie, Locatelli, Thuram; Conceição, Yıldız; Koopmeiners.

Teilen: