Mesfushori brazilian Gabriel Sara po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.
Roma dhe Napoli në Itali, si dhe Neëcastle United e Evertoni në Angli, janë duke përcjellë nga afër paraqitjet e 27-vjeçarit, i cili është një nga lojtarët kryesorë të Galatasarayt.
Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, e sheh brazilianin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Megjithatë, gara për shërbimet e tij pritet të jetë e vështirë, pasi Galatasaray është i gatshëm të shqyrtojë vetëm oferta nga 35 deri në 40 milionë euro.
Sara ka kontratë me klubin turk deri në qershor të vitit 2029.
Teilen: