Galatasaray kërkon “yllin” e Atletico Madrid!
Pas përfundimit të “aventurës” së tij, 6-mujore te “blutë” e Chelsea, “fantazisti” portugez, Joao Felix është rikthyer te spanjollët e Atletico Madrid, mirëpo polemikat mes tij e tekniku Simeone nuk janë “shuar” ende dhe 23-vjeçari mund të lëvizë sërish gjatë kësaj merkatoje vere.
Ekipet që kërkojnë shërbimet e “luzitanit” kanë qenë të shumta, ku mes tyre nuk kanë munguar as “gjigandët” anglezë të Aston Villa e Tottenham, mirëpo ditën e sotme gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe tashmë për 23-vjeçarin interesohen dhe kampionët turq të Galatasaray.
Turqit kanë vendosur të forcojnë me çdo kusht sulmin e tyre dhe kanë vendosur, që së shpejti të paraqesin një ofertë prej 10 milionë eurosh për të marrë lojtarin portugez në huazim, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë ofertë zytare nga klubi dhe gjithçka mbetet në pritje.