Tuesday, 10. March 2026
Sport

Galatasaray mposht Liverpoolin në Stamboll

GS 10/03/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Galatasarayt ka fituar “aktin e parë” ndaj Liverpoolit në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Të martën, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të luajtur në Stamboll, Galatasaray fitoi me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi mesfushori Mario Lemina, i cili realizoi në minutën e shtatë të takimit.

Ndeshja ishte në përgjithësi e fortë, me të dyja skuadrat që krijuan raste por nuk u shënua më shumë se një gol.

Në fakt, si Galatasarayt ashtu edhe Liverpoolit iu anulua nga një gol pas rishikimit në VAR.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave, luhet javën e ardhshme në stadiumin “Andield Road” të Anglisë.

Teilen: