Vijon aventura turke për Dries Mertens, i cili mbylli sezonin e dytë me Galatasarayn.
Me anë të një komunikate zyrtare, kampionët e Turqisë kanë njoftuar rinovimin me sulmuesin belg.
Sipas kontratës së re, 37-vjeçari do të luajë edhe një tjetër sezon në Stamboll me skuadrën historike turke.
Mertens ka fituar dy tituj kampionë dhe një Superkupë Turqie me Gallatën, skuadër me të cilën ka realizuar 19 gola në dy edicionet e fundit.
Në marrëveshjen e re mes palëve është rënë dakord që “veterani” belg të vijojë të fitojë rreth 2.9 mln euro në sezon
.