• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Galatasaray synon Muriqin në janar

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lëndimi i Mauro Icardit, i cili do të mungoj deri në fund të sezonit, ka alarmuar drejtuesit e skuadrës së Galatasarayt.

Klubi turk ka nisur menjëherë kërkimin për zëvendësimin e Icardit, të cilin thuhet se tashmë e ka gjetur dhe po synon ta transferoj në afatin kalimtar të janarit.

Mediumet në Turqi raportojnë se bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, të cilin po e kërkon me ngulm trajneri Okan Buruk.

Buruk e njeh mirë Muriqin pasi ka punuar te Rizespori dhe beson se përvoja e sulmuesit të Mallorcas do ta ndihmoj shumë ekipin e tij.

Thuhet se Muriqi ka dhënë sinjale se është i gatshëm të rikthehet në Turqi dhe Galatasaray po përgatit ofertën për ta bindur Mallorcan në lirimin e tij.

Klubi spanjoll po kërkon të paktën 5 milionë euro për kartonin e Muriqit, pasi 30-vjeçari ka kontratë me Mallorcan deri në verën e vitit 2027.

Muriqi këtë sezon ka 2 gola dhe ka 1 asistim në 11 ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll.

Next Post

Zhegrova flet për fitoren ndaj Bolognas dhe lëndimin e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.