Galatasaray fitoi derbin me Fenerbahcen me rezultatin 3-1 jashtë fushe në stadiumin Sukru Saracoglu në ndeshjen e xhiros së gjashtë të kampionatit turk.
Pas ndeshjes, ekipi i Galatasaray nuk ka humbur rastin të bëjë shaka me trajnerin Jose Mourinho, duke ndryshuar pseudonimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Në rrjetet sociale, klubi ka postuar një kopertinë të një libri me titullin “The Crying One” dhe një kolazh fotografik të Mourinhos.
Më poshtë keni pamjet:
Kadıköy civarındaki mağazalarda satışta. 🙂#FBvGS pic.twitter.com/6qnkDAtEXF
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) September 21, 2024