Nëse të gjithë në Itali kanë sulmuar vazhdimisht Juventusin së fundmi për shkak të çështjeve të plusvalencave dhe manipulimit të bilanceve financiare, bardhezinjve në mënyrë të papritur u ka dalë në mbrojtje Adriano Galiani. Ish-administratori i Milanit, tashmë në të njëjtin rol te Monza, mendon se nuk duhet të ketë penalitete të tjera për klubin torinez.
“Mendoj se kubi bardhezi e ka paguar mjaftueshëm, duke parë se pa penalizmin, duhej të ishte në Ligën e Kampioneve, por në fakt përfundoi në vendin e shtatë.
Fitorja që arritëm kundër tyre ishte momenti më i bukur i sezonit dhe jemi edhe skuadra më e mirë në Eurpë sa u përket atyre që janë ngjitur në kategori, të barabartë me Fullhemin. Kur vendosëm t’i besonim Paladinos, u masakruam, pak a shumë siç ndodhi me Sakin. Por tani Rafaele mund të ndjekë gjurmët e trajnerëve të mëdhenj”, tha Gailiani për mediat sot.
PANORAMASPORT.AL