Dion Gallapeni tashmë është futbollist i ekipit tjetër nga Polonia, Wisla Plock që e ka huazuar nga Widzew Lodzi.
Në intervistën e tij të parë si lojtar i Wisla Plockut, Gallapeni ka thënë se pret ta rikthejë formën e tij dhe ta ndihmoj ekipin me asistime e gola në arritjen e objektivave.
Ai pranoi se periudha e kaluar te Lodzi nuk ishte e mirë dhe për këtë arsye nuk hezoi të zhvendoset te Wisla Plock, ekip që po lufton për titullin e kampionit.
“Wisla është klubi i duhur për ta kthyer formën time dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin me asistime e gola për të arritur synimin dhe gëzuar tifozët”, tha ndër të tjera Gallapeni.
21-vjeçari është huazuar deri në fund të sezonit të Wisla Plock, ekip që ka opsionin e blerjes së tij për 700 mijë euro.
Gallapeni para fillimit të këtij sezoni u transferua te Lodzi nga Prishtina për 250 mijë euro dhe me këtë skuadër firmosi kontratë deri në vitin 2029.
Deri më tani, Gallapeni ka regjistruar 12 paraqitje me Lodzin në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar edhe një gol.