• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gallapeni prezantohet te Widzew Lodzi

30/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës nga Polonia, Widzew Lodz.

Gallapeni, të hënën është prezantuar tek ekipi polak, me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2029.

Ai te skuadra polake është transferuar nga Prishtina dhe po vlerësohet si përforcim tejet i rëndësishëm.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por raportohet se Prishtina ka përfituar 300 mijë euro nga shitja e tij, si dhe ka ruajtur 10 për qind të kartonit të tij.

Në një prononcim për faqen zyrtare të Widzew Lodzit, 20-vjeçari ka thënë se me transferimin te skuadra polake ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë, dhe se është i lumtur me zgjedhjen që e ka bërë.

“Widzewi është një klub me traditë, me numër të madh tifozësh dhe ka një projekt që është mundësi e mirë për zhvillimin tim”, ka thënë Gallapeni duke shtuar se kur ka marrë ofertën nga Widzewi ka biseduar me Kreshnik Hajrizin, që ka qenë pjesë e këtij ekipi.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Widzewit, Mindaugas Nikoliocius ka vlerësuar lart Gallapenin, duke shtuar se personalisht pret shumë nga mbrojtësi i krahut të majtë.

Gallapeni në fillim të vitit 2023 është promovuar në ekipin e parë të Prishtinës kurse sezonin e fundit ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 8 asistime në 37 paraqitje, si dhe ka fituar Kupën e Kosovës.

Gjithashtu, Gallapeni ka edhe tri paraqitje me Kombëtaren e Kosovës për të cilën debutoi në muajin mars të këtij viti.

Next Post

Humbja në derbi nuk tolerohet, Botafogo shkarkon trajnerin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.