Trajneri i PSG-së, Kristofe Galtie gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, deklaroi se e shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Mesit me klubin.
Por disa orë më vonë, përmes një deklarate për “AFP” , klubi korrigjoi deklaratën e trajnerit: “Kristofe Galtie nuk u shpreh shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Klermont do të ishte e fundit për Mesin dhe PSG-në këtë sezon”.
Kontrata e argjentinasit do të skadojë në fund të muajit, por shanset për një zgjatje aktualisht janë shumë të pakëta.
PANORAMASPORT.AL