Sezoni në Esport, respektivisht Motorsportit Digjital të Kosovës, i cila nisi në shkurt të këtij viti tashmë është në prag përfundimit.
Klubi i Motorsportit Digjital të Kosovës (Sim Race Kosova) në bashkëpunim më FASK gjatë sezonit 2024 ka paraparë të mbajë nga 8 gara në dy disiplina të Esport (GT3 Asseto Corsa Competizione dhe në Forumla 1) sipas kalendarit të shpallur.
Në të dyja disciplinat, konkurrenca ka qenë e denjë dhe shpesh herë agresive me çka është dëshmuar një nivel i lartë konkurrencës por edhe i profesionalizmit. Këto gara tashmë kanë nxjerr talent të rinj si në grupmoshat U16 ashtu edhe për grupmoshat e të rriturve mbi 16 vjet.
Të gjitha garat e organizuara janë transmetuar LIVE në kanalin e youtube dhe facebook me komentim nga komentatori i njohur Engjëll Berbatovci.
Në kategorinë e grupmoshave U16 dominon bindshëm i riu i talentuar Rion Tytynxhiu, i pasuar nga Doan Karabeg dhe Lis Gjikolli.
Në grupmoshat mbi 16 vjet, gara e fundit në disiplinën e GT3 u mbajt në shtegun aq sa tërheqës po aq edhe kompleks të Mount Panorama, ku i pari startoi kampioni në fuqi Genc Macula i pasuar nga Drilon Ahmetaj dhe Allmir Suhodolli të cilët kanë treguar një rivalitet dhe përformacë të shkëlqyer gjatë gjithë këtij sezoni.
Fitues i kësaj gare doli Allmir Suhodolli, i cili e shfrytëzoi situatën e një incidenti të ndodhur në start në mes të Drilon Ahmetaj dhe Genc Maculës, ku edhe arriti të marrë kryesimin dhe ishte i pakapshëm gjatë plot një ore të kësaj gare.
Incidentet e ndodhura mës Drilon Ahmetaj dhe Genc Maculës janë shqyrtuar nga Komisioni i Garës me ç’rast janë shqiptuar penalizimet konform rregullores sportive.
Pas kësaj gare, tabelën e pikëve e kryeson Genc Macula me 142 pikë i pasuar nga Drilon Ahmetaj me 140 pikë dhe Allmiri Suhodolli i treti me 131 pikë.
Gara e fundit e cila do të mbahet në shtegun e Valencia është edhe gara përcaktuese e fituesit i cili do të përfaqësojë Kosovën në FIA Motorsport Event që do të mbahet në Tetor të këtij në Valencia të Spanjës, ku edhe pritet të kemi një garë interesante sidomos në mes të dy liderëve.
Vikendin që lam pas u mbajt edhe gara e parafundit në disiplinën në F1 në shtegun e SPA Francoshamps ku morën pjesë 10 garues. Enver Suhodolli i cili startoi i pari dominoi bindshëm gjatë gjithë garës duke grumbulluar tashmë 144 pikë për të siguruar dominimin e tij në rënditjen tabelare.
Pas tij në renditje me 127 pikë ndodhet Allmir Suhodolli, i cili në këtë kampionat ka 3 fitore duke treguar një përformancë të shkëlqyeshme edhe gjatë garës së fundit në SPA duke e mbajtur nën presion liderin e kësaj garës Enver Suhodollit, por për shkak të një problemi teknik nuk arriti ta përfundojë garën e fundit duke mos marrë asnjë pikë.
Një befasi e kampionatit në F1 ka qenë i riu i talentuar Agis Kaquri, i cili debutoi në kampionat nga gara e dytë në Mexico City duke zënë vendin vendin e dytë. Agisi ka 1 fitore, 4 vende të dyta dhe 1 vend të tretë duke grumbulluar gjithsej 121 pikë në portofolion e pikëve tabelare.