Thursday, 5. March 2026
Sport

Garcia kërkon “pasardhësin”

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ligue 1, Serie A e Bundesliga, tekniku Rudi Garcia kërkon “pasardhësin” e Kim Min-Jae!

Padyshim një ndër protagonistët në triumfin historik të Napoli, këtë vit në Serie A ishte dhe qendërmbrojtësi, koreano-jugor, Kim Min-Jae, i cili falë paraqitjeve të tija fantastike, duket se do të ndërrojë ekip këtë merkato vere, pas interesimeve të shumta nga “gjigandët” e Evropës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italien, tekniku Rudi Garcia është në dijeni të kësaj situate e për këtë arsye ka “përzgjedhur” 3 emra, si pasardhës të mundshëm të “shtatlartit” korean për sezonin e ardhshëm.

I pari në listën e teknikut francez është austriaku i Lens, Kevin Danso, i cili vlerësohet në 20 milionë euro, ndërsa pas tij në listë vijnë Perr Shcuurs nga Torino, si dhe japonezi Ko Itakura nga Borussia Monchegladbach.

Teilen: