Mungesat nuk janë një alibi për portierin Matia Perin te Juventusi. Pas barazimit 1-1 ndaj Leçes, portieri foli pas ndeshjes duke thënë se nuk duhet të ndjejë keqardhje për veten.
“Mungesat janë fakt, por ne nuk na pëlqen të ndjejmë keqardhje për veten. Ka shumë djem të rinj, të cilët po demonstrojnë vlera të mëdha njerëzore.
Skuadra është e ndërtuar me 23, 24 lojtarë që mund të luajnë, nuk na pëlqen të na vijë keq për veten dhe duam vetëm të fitojmë. Jo vetëm sepse jemi Juventusi, por sepse jemi të sigurt se rruga që po ndjekim është e duhura që na çon te suksesi. Është një mënyrë loje që rrit shanset për të fituar dhe ne kemi besim te kjo gjë”, tha ndër të tjera Perin.
PANORAMASPORT.AL