Thursday, 26. March 2026
Sport

Garë e fortë për titull në Mal të Zi, skuadra shqiptare do pikë të plota

GS 20/04/2024 1 Min. Lesezeit

Nesër do të vazhdojnë garat në Ligën e Parë malazeze të futbollit MeridianBet me ndeshjet e javës së 31-të.

Buduçnosti i Podgoricës ( i pari në renditje) dhe skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit ( i dyti), hyjnë të barabartë me pikë (54 pikë).

Buduçnosti udhëton në Berane kundër Jezeros dhe Deçiqi në Podgoricë e pret Mlladostin.

Java e 31-të

E diel

Rudari – Petrovaci (15.00)
Arsenali – Mornari (16.30)
Sutjeska MeridianBet – Jedinstvo-Franca (18.00)
Jezero – Buduçnosti (19.00)
Deçiç AdmiralBet – Mladosti Lob.bet (19.00)

Teilen: