Më 19 janar do të ndahen çmimet “Globe Soccer”, ose e thënë ndryshe futbollistët më të mirë të vitit të ndarë në kategori sipas roleve, teksa ceremonia do të zhvillohet në Dubai. Pas “Këpucës së Artë” ky është një tjetër çmim për të cilin, Erling Haland është ndër kandidatët kryesorë.
Sigurisht, rivalët janë Mbape (fituesi i vitit 2022), por edhe Mesi që sapo fitoi “Topin e Artë”. Pikërisht trofeun e argjentinasit e duan të gjithë. Në vitin e ardhshëm Europiani mund të vendosë fatin e trofeut dhe nëse Mbape ka shanset e tij falë Francës që është favorite, sulmuesi i Sitit nuk e nis garën në mënyrën e duhur.
Fajtore është kombëtarja e Norvegjisë që nuk arriti të kualifikohet, ç’ka e vendos 23-vjeçarin në një pozitë prej jo-favoriti në “Topin e Artë”, nëse Mbape ia del të korrë sukses në fushatën e turneut gjerman, ku do të jetë pjesëmarrëse edhe Shqipëria.
PANORAMASPORT.AL