Thursday, 26. March 2026
Sport

Garë “titanësh” – Verrati po kërkohet nga dy gjigantët evropianë

GS 21/08/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester United dhe Bayern Munich i janë bashkuar garës për të nënshkruar me Marco Verrattin nga PSG.

Italiani nuk është pjesë e planeve të Luis Enrique për këtë sezon dhe u la jashtë skuadrës për dy ndeshjet hapëse të Ligue 1 të sezonit 2023-24.

  

Al-Hilal ëshë në prag të një marrëveshjeje me mesfushorin italian, por sipas “90min”, ende nuk ka akord mes palës saudite dhe PSG-së, ndërsa bisedimet mes dy klubeve kanë ngecur.

Sipas të njëjtës media, Manchester United dhe Bayern Munich mund të shfrytëzojnë situatën, duke i bërë një ofertë PSG-së për Verrattin. Të dy gjigantët evropianë thuhet se janë të interesuar për italianin që luan në Paris që nga viti 2012.

Sipas L’Equipe, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka dhënë tashmë dritën e tij jeshile për të nënshkruar me Verrattin.

 

  

  


Teilen: