• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Garnacho refuzon klubin saudit, në garë mbeten tre top klube evropiane

13/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alejandro Garnacho ka refuzuar një ofertë të mundshme nga klubi saudit Al-Nassr, pavarësisht kontakteve të para mes palëve.

Sipas gazetarit të The Telegraph, Mike McGrath, bisedimet kanë ekzistuar, por lojtari nuk ka qenë i interesuar për transferim në Lindjen e Mesme.

Anësori 21-vjeçar ka vendosur të qëndrojë në Evropë, ku kërkon të vazhdojë karrierën në një ambient më konkurrues dhe në një kampionat të madh.

Manchester United është i gatshëm ta lejojë largimin e tij këtë verë, me kusht që të sigurojë rreth 50 milionë euro nga shitja. Klubi synon të ristrukturojë skuadrën dhe një shitje e tillë do të ndihmonte financiarisht.

Interesimi për Garnachon nuk mungon. Atletico Madrid, Napoli dhe Roma janë ndër klubet që kanë shprehur interes konkret për transferimin e tij.

Përfaqësuesit e këtyre skuadrave tashmë kanë kontaktuar me lojtarin dhe agjentin e tij për të kuptuar kërkesat personale dhe kushtet e mundshme të marrëveshjes.

Vendimi për t’u larguar është përforcuar pas një bisede me trajnerin Ruben Amorim, i cili e informoi Garnachon në fund të sezonit se nuk ishte më pjesë e planeve kryesore.

Kontrata e tij me Manchester United është e vlefshme deri në vitin 2028, por gjithçka tregon se aventura e tij në “Old Trafford” po shkon drejt fundit.

Next Post

Zyrtare/ Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan deri në 2029-ën, lajmërimi frymëzohet nga “Squid Game”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.