Monday, 12. October 2026
Sport

Garuesit kosovarë shkëlqejnë në Podgoricë, Jon Gashi eliminon sportistë nga Serbia, Rusia e Greqia

GS 12/10/2026 1 Min. Lesezeit

Klubi i taekwondosë “Dardanët” është përfaqësuar me sukses në një turne ndërkombëtar të këtij sporti, të mbajtur më 10 dhe 11 tetor në Podgoricë, i klasifikuar me rangun G1 nga Federata Botërore e Taekwondosë.

Sipas njoftimit të klubit në Facebook, sportisti Jon Gashi, në kategorinë Senior deri në 74 kilogramë, fitoi medaljen e bronztë pas një paraqitjeje të suksesshme në garë.

Gashi regjistroi tri fitore radhazi ndaj garuesve nga Rusia, Serbia dhe Greqia, të gjitha me rezultat 2:0.

Ai u ndal në gjysmëfinale nga përfaqësuesi i Danimarkës, pas një përballjeje të ngushtë, duke e përfunduar turneun me medalje të bronztë.

Ndërkaq, Imarah Vizdiklar, në kategorinë Junior deri në 52 kilogramë, u rendit në vendin e pestë.

Ai zhvilloi një paraqitje të mirë, por u mposht me rezultat të ngushtë nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teilen: