• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gary Neville i shqetësuar nga rënia e formës së Salah: Më ka habitur shumë

20/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gary Neville ka shprehur shqetësimin e tij të madh për rënien e ndjeshme në nivelin teknik të Mohamed Salah pas humbjes 2-1 të Liverpool-it ndaj Manchester United në “Anfield”.

Analisti i “Sky Sports” tha se është “i habitur” nga fakti që problemi i Salah nuk lidhet me shpejtësinë apo gjendjen fizike, por me elemente bazë të lojës së tij si prekja e parë dhe përfundimet para portës.

“Nuk po shoh një rënie fizike – disa prej sprinteve të tij duken ende të forta, ai është aktiv në zonë,” – tha Neville në podcastin e tij. – “Por gjëra të çuditshme si mënyra si godet topin ose si kroson në shtyllën e dytë… teknika e tij atje duket vërtet e dobët.”

Salah ka shënuar vetëm dy gola në tetë ndeshje të Premier League këtë sezon, ndërsa trajneri Arne Slot e ka zëvendësuar disa herë herët në ndeshje të rëndësishme, për shkak të formës së dobët.

Edhe ish-lojtari tjetër i Liverpool-it, Jamie Carragher, ka sugjeruar që egjiptiani të lihet në stol në disa ndeshje.

“Nuk mendoj se Mo Salah është në ndonjë pozicion për t’u ankuar nëse do të lihej jashtë në njërën nga dy ndeshjet e ardhshme në transfertë,” – deklaroi Carragher.

Forma e Salah është bërë temë e nxehtë mes analistëve dhe tifozëve, teksa Liverpooli kërkon të rikthejë efektivitetin e tij në sulm për të mbetur në garë për kreun e Premier League.

Next Post

Fund për aventurën italiane: Paulo Dybala drejt Brazilit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.