• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gashijani drejt Viktoria Plzenit

23/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti i talentuar i skuadrës së Llapit, Elvir Gashijani pritet të largohet nga futbolli kosovar për të vazhduar karrierën në Çeki.

Ishte trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ai që në emisionin sportiv “VAR”, ka zbuluar ofertën e skuadrës së njohur nga Çekia, Viktoria Plzen për Gashijanin.

Sipas Batatinës, gjasat janë të mëdha që Gashijani të transferohet te Plzeni gjatë afatit kalimtar të janarit pasi palët janë në negociata dhe pranë arritjes së marrëveshjes.

Detajet tjera, Batatina nuk i ka zbuluar por ka thënë se nuk do ta pengoj Gashijanin për të bërë hapin e madh në karrierë.

18-vjeçari prej vitit 2023 është pjesë e Llapit dhe ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asistime në të gjitha garat.

Ai vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të talentuar të Superligës, ndërsa ka luajtur për Kosovën U17, U19 dhe U21.

Në rast të transferimit te Plzeni, Gashijani bëhet futbollisti i radhës që largohet nga Llapi për të vazhduar karrierën në Evropë.

Next Post

​Fantastike, Bove do jetë sonte në stadium për ndeshjen Fiorentina-Udinese

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.