Monday, 27. April 2026
Sport

Gashit i skadon kontrata me Prishtinën, mund të largohet nga kryeqytetasit

GS 04/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kushtrim Gashi është një nga mesfushorët më të mirë në futbollin vendor.

Mesfushori qendror ishte pjesë e Prishtinës në dy stinoret e fundit, ku fitoi Kupën e Kosovës në futboll.

Siç mëson GazetaBlic Sport, Gashi mund të jetë largimi i madh nga klubi i Prishtinës.

Futbollistit i ka skaduar kontrata me ekipin e Prishtinës, andaj për të tashmë kanë filluar të interesohen disa skuadra me emër në futbollin vendor.

/GazetaBlic Sport

Teilen: