Thursday, 5. November 2026
Futboll

“Gasperini ka një skuadër të mirë për kampionatin italian, por në Europë nevojitet më shumë”

GS 05/11/2026 1 Min. Lesezeit

Fabio Capello analizon humbjen e Romës në Manchester ndaj United, duke evidentuar problemet që shfaqën verdhekuqtë: “Në pjesën e parë Roma ishte zotëruese e lojës, dominuese në gjithçka: agresivitet, rikuperim topash, rrezikshmëri dhe vizion. Dukej si një ndeshje e lehtë, pasi United nuk ishte aspak i rrezikshëm. Roma ishte e vendosur mirë në fushë, e kujdesshme dhe e shpejtë në kundërsulme.

United u përmirësua shumë falë zëvendësimeve, por sidomos gjeti një agresivitet që zakonisht karakterizon Romën. Mendoj se verdhekuqtë nuk janë mësuar të përballen me skuadra kaq agresive, sepse në Itali nuk gjen kundërshtarë të tillë. Roma tregoi edhe brishtësi mendore, mungesë përqendrimi dhe energjie. Me këtë grup, Gasperini është mirë në Itali, por në Europë ndoshta i nevojitet një nivel më i lartë”.

Capello shton se Roma humbi dy ndeshje që mund t’i kishte fituar, por këto disfata janë pjesë e një procesi: “Gasperini do të nxjerrë përfundimet e duhura”.

 

 

Teilen: