• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gasperini mbron kapitenin kuqezi

08/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Berat Gjimshiti ishte një nga lojtarët të cilët po mendonin të largoheshin nga Atalanta gjatë verës. Kapiteni i Kombëtares shqiptare mori një ofertë të rëndësishme financiare nga klubi i Al Rajan në Katar.

Por edhe pse atij i ofrohej një rrogë marramendëse që raportohet se kalonte 4 milionë eurot në sezon, Gjimshiti në fund vendosi të qëndronte te Atalanta. Një “lëkundje” për të cilën trajneri Gasperini ka shumë mirëkuptim, ashtu siç e tregoi në intervistën e dhënë për  “L’Eco di Bergamo”.

“Ai u lëkund dhe duhet mirëkuptuar, pasi është normale që në një botë superprofesioniste, dikush tundohet nga disa oferta të caktuara”, tha trajneri, i cili gjithsesi kërkon që kush qëndroi te Atalanta të ketë uri për të përsëritur gjithcka.

“Ajo që nuk duhet të ndodhë te ne është ajo që i ndodhi Napolit, që bën një sezon të jashtëzakonshëm dhe fiton titullin me 20 pikë avantazh ndaj të tjerëve e pastaj një vit më vonë nuk u kualifikua as në Europë”, tha trajneri i Atalantës.

Gjimshiti këtë vit do të jetë përsëri një prej tre kapitenëve të bergamaskëve, duke ndarë shiritin me De Run dhe Toloin.

Next Post

Shaqiri mbetet te Chicago, nuk ka oferta nga Evropa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.