• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gati 100 mijë euro për yllin e Superiores

30/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Serxho Ujka prej 2 sezonesh është kthyer në një nga futbollistët më të mirë të Superiores.

Mesfushori i Laçit ishte padyshim një nga protagonistët absolut sezonin e fundit duke u bërë mesfushori me më shumë pjesëmarrje në gola me 5 gola e 10 asiste.

Në këtë merkato vere ai është kthyer në një çështje në klubin kurbinas teksa ka shprehur haptas dëshirën për largim. Bardhezinjtë e kanë nën kontratë edhe për një sezon ndaj kërkojnë para për largimin e tij.

Prej muajsh Egnatia është prapa ‘kuintave’ duke e pritur të afrohet me parametra zero, por pritja e gjatë u vjen për së ‘prapthi’ rrogozhinasve. Partizani ka befasuar të gjithë duke u futur në garë në momentin e fundit teksa duhet edhe 1 ditë nga mbyllja e merkatos.

Klubi i kuq ka nisur bisedimet e avancuara me 26-vjeçarin dhe së shpejti pritet firma për ta prezantuar në kryeqytet, sipas medias së shkruar. Ajo që e afron Partizanin më shumë në këtë transferim është se klubi i kuq është i gatshëm të paguaj 100 mijë euro për kartonin e tij. Ujka shihet si goditja e madhe e ‘Demave’ që do të zëvendësojë të larguarin Maguette.

Next Post

​Zhduket një volejbolliste në Paris

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.