• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gati debutimi te Ferrari, Hamilton: Nuk ndjej presion

14/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Numërimi mbrap sht është drejt fun dit, me Formulën 1 që do nisë këtë të diel Botërorin 2025 me Çmimin e Madh të Australisë. Në Melburn u mbajt dje edhe konferenca e parë e pilotëve para mediave. “Nuk e ndiej presionin, pasi e di që mund të arrij rezultate. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë”, ishte komenti i Luis Hamilton, një nga pilotët më të shumëpritur, i cili do të debutojë me “Ferrari”-n.

hamilton

Kurioziteti për garën e parë të sezonit në F1 këtë vit është të paktën trefishuar. Kjo, pasi në Melburn do të vijë edhe debutimi i Luis Hamilton me “Ferrari”-n. Pas shumë pritshmërive, prezantimeve dhe xhirove të para, tashmë fillohet puna seriozisht.

Presioni mbi pilotin britanik do të jetë i pashmangshëm, por shtatë herë kampioni i botës tregoi para mikrofonave se është më se gati psikologjikisht: “Me kalimin e viteve, presioni që i kam bërë vetes ka qenë 10 herë më i madh se ai që më kanë bërë të tjerët. Unë nuk erdha te ‘Ferrari’ për ta ndjerë se çfarë do të thotë presion. E di se çfarë mund të sjell dhe si ta bëj, gjithçka ka të bëjë kokën ulur dhe punën. Futem në këtë fundjavë me mendje të hapur”, deklaroi Hamilton.

“Nuk them se do të jetë e lehtë, por nuk e ndiej presionin. Ai i jashtëm është inekzistent, ndërsa presioni i vërtetë vjen nga brenda dhe nga ajo që unë dua të arrij. Nuk jam këtu për të demonstruar diçka. Jam shumë, shumë me fat që kam pasur këtë karrierë në Formula 1.

Nisja këtu në vitin 2007 ishte epike, ashtu sikurse ishte speciale edhe kur e realizoja me ‘Mercedes’-in. E gjitha kjo më kujton vitin e parë dhe çdo sezon kur ecja në bokse duke parë garazhin e kuq të ‘Ferrar’-it, ndërsa tani jam vërtet këtu. Kjo është një ndjesi e mrekullueshme”, u shpreh Hamilton, duke u shfaqur sa i emocionuar, po aq edhe i karikuar për nisjen zyrtare të aventurës me Ferrarin.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Liverpooli e gjen pasardhësin e Salahut, mund ta transferojë falas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.