Blen një vilë luksose, fqinjë të tij janë yje të futbollit dhe Hollivudit
Mbappe është gati për shkuar në Madrid.
Sipas mediave spanjolle, futbollisti ka blerë një vilë luksoze, prej 18 milion euro, në një zonë të shtrenjtë të kryeqytetit spanjoll. Fqinjë të tij do të jenë yje të futbollit dhe Hollivudit.
Pasi zyrtarizoi lamtumirën e tij me Paris-Saint-Germain, Kylian Mbappé është gjithnjë e më afër Realit të Madridit.
Sulmuesi francez, për të ardhmen e të cilit nuk ka dyshime, duket se është zhvendosur në Spanjë.
Disa media lokale, përfshirë La tribuna de la moraleja, raportuan se futbollisti ka blerë një vilë me deri në 18 milionë euro. Shtëpia luksoze e lojtarit është e vendosur në një nga zonat më ekskluzive të Madridit.
Ka qenë Sergio Ramos, që ia ka rekomanduar atij zonën e La Moraleja. Me spanjollin, Mbape ka ndarë një pjesë të eksperiencës së tij te PSG. Kompleksi luksoz La Moraleja ndodhet në komunën e Alcobendas, në pjesën veriore të zonës metropolitane të Madridit, ku të ardhurat për frymë janë më të lartat në të gjithë Spanjën.
Janë të shumtë personazhet e njohur nga bota e futbollit që kanë jetuar në këtë lagje në të kaluarën, si: Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Tony Kroos, Ángel Di María, Zinedine Zidane, Gareth Bale dhe David Beckham. Por fqinj i Mbappé është edhe ylli i Hollivudit, aktori Richard Gere. Prona e ndërtuar në vitin 1996, tani është rinovuar plotësisht.
Ajo ka një hapësirë banimi prej 3507 metra katrorë dhe një park prej 10 mijë metra katrorë. E pajisur me të gjitha komoditetet, vila ka dy pishina, një kinema, një fushë tenisi, një banjë turke.