Luka Joviç vëren me kujdes, padyshim që nuk mund t’u gëzohet fatkeqësive të një shoku të skuadrës, por në të njëjtën kohë e di se mund t’i ndodhë të përballojë një mundësi shumë joshëse. Po, sepse ardhja e tij në “Milanello” përcaktoi saktësisht “çiftet” sulmuese.
Nëse më parë Okafor konsiderohej dypartiak – i dobishëm për të zëvendësuar Leaon ashtu edhe Zhirunë, por tani me bomberin serb ky bipolarizëm nuk ekziston më. Alteregoja e Zhirusë është pikërisht ai.
Me pak fjalë, për dikë si ai që vjen nga një sezon i komplikuar, mundësia për t’u rikthyer në pistë është joshëse. Dhe të kesh mundësinë për të provuar në një derbi vezullues si ky, bëhet e paharrueshme.
Ai ndër të tjera ndihet mjaft i qetë kur sheh Interin. Pesë ndeshje mes kampionatit, Kupës së Italisë, Championsit dhe Ligës së Europës duke lënë gjurmë me dy gola. Njëra ishte e parëndësishme, në një Fiorentina-Inter 3-4 në ligë në tetor 2022. Tjetra, megjithatë, ishte shumë e dhimbshme për zikaltrit.
Sezoni 2018-‘19, 1/ 16-at e Ligës së Europës, Frankfurtit dhe Interit: 0-0 në ndeshjen e parë në Frankfurt, 1-0 për gjermanët në “San Siro” me golin kualifikues të Joviçit pas vetëm gjashtë minutash lojë. Është e pamundur që Joviç të mos e ketë riparë atë filmim.
PANORAMASPORT.AL