Me vendimin e UEFA-s që përjashton Juventusin nga Kupat e Europës, sezonin e ardhshëm, tashmë po ndryshon edhe merkatoja bardhezi, shkruan “La Stampa”.
Pra, janë kristalizuar prioritetet për transferimet, jo vetëm të tepricave, por edhe të disa të rinjve të tjerë, që do të dërgohen në huazim, sepse kanë më pak hapësirë te bardhezinjtë.
Prioritet janë bërë edhe disa blerje, të synuara, vendimtare.
Sepse ka mbetur vetëm kampionati dhe Kupa e Italisë si objektiva të mundshëm, por Max Allegri e di se ka për detyrë të paktën të përpiqet të fitojë.
Pra, gjithçka për të marrë Romelu Lukakun. Vizita në Londër është planifikuar tashmë për Giuntolin, në kthimin e tij nga SHBA. Gjithçka është e mbyllur me lojtarin, ndërsa “po” e Chelsea mungon ende.
Cilat do të jenë pasojat në merkaton e Juventusit, me përjashtimin nga Liga e Konferencave? Nëse pyesni “Tuttosport”, që në edicionin e sotëm eksploron temën, qëllimet e Juventusit mbeten të njëjta, me diferencën e vetme të një skuadre të reduktuar në 22-23 lojtarë në vend të 25-26 lojtarëve. Ndaj, gjithçka është ende hapur për Lukakun, me Giuntolin gati për një udhëtim në Londër për të parë situatën nga afër.
Edhe pista “Kessie”, ndonëse e komplikuar, mbetet e hapur, me Barcelonën në rendin e ideve për të hequr dorë nga mesfushori i Bregut të Fildishtë, por me detyrimin e rimbursimit të rreth 10-15 milionë eurove nga shitja e tij. Për largimet, megjithatë, duket e komplikuar që Juventusi mund të përballojë si Iling ashtu edhe Cambiaso në krahun e majtë, si dhe zgjidhjet e shumta në mesfushë.