Thursday, 23. April 2026
Sport

Gattuso arrin marrëveshje me një ekip nga Arabia Saudite

GS 21/05/2024 1 Min. Lesezeit

Ish-trajneri i Olympique Marseille, Gennaro Gattuso, ka të ngjarë të jetë trajneri i ri i Al Tawoon.

Sipas shtypit italian, 46-vjeçari Gattuso ka rënë dakord për të gjitha detajet e transferimit të tij në Arabinë Saudite, ndërsa pritet ende njoftimi zyrtar i lajmit.

Gattuso ishte për herë të fundit në krye të Olympique Marseille nga shtatori 2023 deri në shkurt të këtij viti.

Me dy xhiro para në kampionatin e Arabisë Saudite, Al Tawoon, aktualisht i drejtuar nga braziliani Pericles Shamuska, është në vendin e katërt.

/GazetaBlic Sport

Teilen: