• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gattuso do të stërvisë edhe djalin e tij

20/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Olympique Marseille vijon punën për përmirësimin e sektorit të të rinjve, në pritje të shenjave pozitive nga ekipi i parë.

Mes nënshkrimeve të reja të zyrtarizuara në orët e fundit, shfaqet edhe profili i Francesco Gattuso, djalit të trajnerit aktual të OM. Kjo është kontrata e parë profesionale për 17-vjeçarin, ashtu si edhe eksperienca e tij e parë në Francë.

Francesco, djali i Gennaro Ivan Gattusos, i hodhi hapat e parë në botën e futbollit në radhët e Acri, një skuadër kalabreze, që i dha mundësinë të vishte fanellën e Crotone. Klubi i Gianni Vrenna-s u fokusua te portieri i lindur në vitin 2005, 1.93 m i gjatë, përpara se ta kthente te Victor San Marino.

Asnjë paraqitje në Serie D, ndërsa mburret me 6 ndeshje dhe një portë të pastër në kampionatin “Primavera 2”. Tani, eksperienca e re në Marsejë, nën sytë e babit “Ringhio”. Përveç Francesco Gattusos, janë regjistruar edhe lojtarët e rinj Adam Nosel dhe Mouhamed Diallo.

Next Post

TENIS/ Surprizë në “Australia Open”, tenistja 19-vjeçare eleminon numrin 1 të botës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.