• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gattuso emërohet selektor i Italisë

15/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gennaro Gattuso është selektor i Italisë në futboll.

Federata e Futbollit e Italisë, të dielën e konfirmoi Gatusson si selektor të ri, ndërsa prezantimi i tij do të mbëhet të enjten.

Gatusso ka pasur karrierë të suksesshme si futbollist dhe tani i është besuar drejtimi i njërës prej përfaqësueseve më të mira në botë.

Gattuso e zëvendëson Luciano Spalleti që u shkarkua një javë më parë pas një humbje të papritur nga Norvegjia. Spalletti ishte në krye të Italisë nga 18 gushti i vitit 2023 deri më 9 qershor të këtij viti.

47-vjeçari Gattuso për Italinë i ka luajtur 73 ndeshje dhe ka realizuar një gol. Karrierë ka bërë te Perugia, Rangersi, Salernitana, Milani dhe te Sioni në Zvicër.

Si trajner ka drejtuar skuadra si Sion, Palermo, OFI Crete, Pisa, Milan, Napoli, Valencia, Marseille. Së fundi ishte te Hajduku i Splitit në Kroaci, por nuk arriti synimet për ta fituar titullin e kampionit.

Megjithatë, federata italiane ia besoi pozitën e selektorit. Me Italinë, Gattuso si lojtar e kishte fituar Botërorin në vitin 2006. Ka fituar trofe edhe me Milanin, duke përfshirë dy tituj në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve.

Pas disfatës 3:0 nga Norvegjia më 6 qershor, Italia fitoi 2:0 ndaj Moldavisë më 9 qershor. Gattuso do të debutojë më 5 shtator në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ndaj Estonisë.

Next Post

E ardhmja e Gigi Donnarummës te PSG-ja shihet me dyshim…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.