Gennaro Gattuso u shfaq i zhgënjyer dhe pothuajse me lot në sy pas humbjes në Bosnje, që e dënon Italinë të mungojë në Botëror për herë të tretë radhazi: “Këta djem nuk e meritonin një goditje të tillë për vendosmërinë dhe përkushtimin. Kemi vuajtur, kemi dhënë gjithçka dhe kemi luajtur me 10 lojtarë që nga minuta e 40-të. Jemi të trishtuar, na dhemb shumë. Jam krenar për skuadrën, djemtë më kanë befasuar edhe mua për zemrën dhe shpirtin që treguan, por ky është futbolli”.
Ai shtoi: “Kemi qenë në llogore. Nëse më shpojnë me një gjilpërë, nuk del asnjë pikë gjaku, kaq shumë dhemb”.
Trajneri i Italisë, duke folur për “Rai”, shmangu pyetjet për të ardhmen (kontrata i përfundon në fund të korrikut): “Nuk është momenti për ta diskutuar, nuk ka rëndësi. Tani ka rëndësi vetëm që nuk do të shkojmë në Botëror edhe një herë. Unë kërkoj falje që nuk ia dolëm”.