Pavarësisht presionit të presidentit të Federatës Gravina, Ringhio mund të t’i japë shpejt lamtumirën stolit të kombëtares
Plaga është e hapur dhe nuk dihet kur do të mbyllet. Por sigurisht, nuk mund të rrihet vetëm duke e parë atë, pa ndërhyrë. Duhet menduar diçka për rinisjen. Italia do të kthehet në fushë në fund të sezonit për disa miqësore dhe ky moment duhet të shfrytëzohet.
Duket shumë e vështirë që Rino Gattuso të qëndrojë tek Italia. Sa herë që nuk i ka arritur objektivat, ai u ka hapur rrugën të tjerëve pa kërkuar asgjë në këmbim. Pas dështimit të fundit, presidenti Gravina i kërkoi të qëndrojë, ndërsa Ringhio nuk ka thënë as po dhe as jo. Me shumë mundësi, do të largohet.
Në këtë situatë, do të bëhet një tentativë për rikthimin e Roberto Mancini. Me Al-Sadd ai është impenjuar për një kohë të shkurtër, sepse mendon se mund të kthehet tek Italia. Nëse nuk merr një ofertë interesante nga një klub, do të marrë në konsideratë stolin e kombëtares.
Por mund të kemi edhe një rikthim të mundshëm të Antonio Conte. E ardhmja e tij te Napoli është për t’u deshifruar. Ka kaluar situata të komplikuara aty dhe mund të kërkojë një imepnjim më pak stresues. Problem në këtë rast do të ishte paga, pasi Conte ka pretendime të larta financiare kohët e fundit.
Ka edhe alternativa të tjera, një nga të cilat është Silvio Baldini, që po bën një punë shumë të mirë me Italinë U-21.