Alessandro Bastoni vazhdon të jetë protagonist, edhe pse jo me dëshirë, në çdo javë të Serie A. Inter-Juventus ka mbaruar prej kohësh, por vërshëllimat e ndjekin sa herë prek topin. Kjo ka ndodhur në Lecce, në kampionat, dhe ndaj Como në Kupën e Italisë.
Shpëtoi në Glimt (në Norvegji nuk iu interesojnë polemikat e futbollit italian) dhe, natyrisht, në ndeshjet në “San Siro”, ku u përkëdhel nga tifozët e tij. Tani vjen derbi me Milanin në shtëpi, ku nuk do të jetë e lehtë. Bastoni gaboi duke festuar pas simulimit ndaj Kalulu dhe mashtrimit të arbitrit, por duhet të ketë edhe të drejtën për “harresë”…
Problemi është se dëmtoi direkt Juventusin dhe Milanin, dy skuadra me tifozëri të mëdha. Simulimi i tij tronditi edhe tifozët e tjerë, siç tregojnë vërshëllimat që mori në Lecce dhe Como. Trajneri i kombëtares, Gattuso, i njohur për përvojën dhe pa moralizime të rreme, nuk ka pasur asnjë dyshim për ta thirrur Bastonin në kombëtare, pavarësisht polemikave, duke treguar se është vërtet “njeri i fushës”.