Sunday, 3. May 2026
Sport

Gatusso u dha “shpulla” lojtarëve të Italisë, shënuan pesë gola në pjesën e dytë

GS 06/09/2025 1 Min. Lesezeit

Italia shkëlqeu dje ndaj Estonisë duke fituar me rezultatin 5-0.

Të gjithë golat u shënuan për çudi në pjesën e dytë, ndërsa janë zbuluar disa prapaskena të bujshme nga dhoma e zhveshjes të Italisë. Gatusso reagoi në debutimin e tij ndaj skuadrës. “Axurrët” morën disa shpulla nga trajneri italian, siç vetë Bastoni dhe Raspadori lanë të kuptohet në fjalët e tyre.

Bastoni tha se kishte disa shpulla nga Gatusso, ndërsa Raspadori e konfirmoi duke e larguar mendimin se ishte përdorim figurativ. “Mendoni se Raspadori e tha në mënyrë figurative? Jo, me të vërtetë na gjuajti. Edhe unë isha pjesë”, u shpreh sulmuesi.

Futbollistët reaguan në pjesën e dytë. Shpërblimi për Gatuzon ishte një “shuplakë” me gola…

Teilen: