Monday, 18. May 2026
Sport

Gavi: Dua të pensionohem tek Barcelona

GS 08/04/2025 1 Min. Lesezeit

Gavi foli për mediat përpara çerekfinales së Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmundit. Mesfushori 20-vjeçar ka reflektuar për rikthimin e tij nga lëndimi dhe formën e tij aktuale.

“Mendoj se jam 100% në formë që kur jam rikthyer”, tha Gavi. “Është një çështje tjetër nëse jam më rehat në disa ndeshje sesa në disa të tjera. Jam i qetë dhe i kënaqur me performancën time.”

Gavi gjithashtu tha se mentaliteti i tij nuk ka ndryshuar që nga para lëndimit. “Asgjë nuk ka ndryshuar në fushë. Unë kam të njëjtin mentalitet. Jam i qetë dhe i lumtur që jam kthyer,” shtoi ai.

Mesfushori gjithashtu ripohoi angazhimin e tij ndaj Barcelonës, duke thënë: “Natyrisht, do të doja të pensionohesha te Barça. Asnjëherë nuk e dini, por nëse do të varet nga unë, do të pensionohesha këtu”.

Teilen: