Mallorca ka “një pirat” dhe ky është një thesar. Kështu shkruan në titullin e shkrimit të gazetës spanjolle “AS” kushtuar sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.
“Përtej librave dhe filmave me “piratët”, Mallorca ka “Piratin” e vet që thesarin e ka të mbushur me gola”, shkruan gazeta spanjolle.
Vedat Muriqi ka thyer rekordin e tij sa i përket golave të shënuar në La Liga brenda një sezoni.
Ai ka shënuar 16 gola dhe tashmë ka arritur shifrën e 50 golave në La Liga me fanellën e Mallorcas.
Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit. Vetëm Samuel Eto’o ka shënuar 54 gola.
Por të gjitha shenjat janë se me këtë ritëm, ai mund të barazojë ose ta tejkalojë rekordin e kamerunasit këtë sezon.
Vedat Muriqi ka thyer rekordin e tij sa i përket golave të shënuar në La Liga brenda një sezoni. Ai ka shënuar 16 gola dhe tashmë ka arritur shifrën e 50 golave në La Liga me fanellën e Mallorcas.
Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit. Vetëm Samuel Eto’o ka shënuar 54 gola.