Sunday, 5. April 2026
Sport

​Gazeta e famshme MARCA shkruan për Muriqin

GS 05/04/2026 2 Min. Lesezeit

Gazeta prestigjioze spanjolle MARCA e ka përshkruar humbjen 2-1 të Real Madridit në “Son Moix” si një goditje të rrezikshme për shpresat e “Mbretërve” për titull, ku Vedat Muriqi u shndërrua në figurën kyçe që shkatërroi planin e madrilenëve.

Sipas analizës së tyre, derisa madrilenët po gjenin shkëndijat e një përmbysjeje pas golit të Eder Militaos në minutën e 88-të, ishte pikërisht sulmuesi kosovar ai që u shfaq në skenë për të shkatërruar përfundimisht ndeshjen, duke i dhënë një goditje fatale skuadrës së Arbeloas.

Përtej zhgënjimit të rezultatit, MARCA thekson se lajmi i vetëm pozitiv ishte rikthimi i brazilianit Eder Militao pas katër muajsh mungesë, i cili u shfaq i sigurt dhe efektiv, duke ngritur dilema për formacionin titullar në çerekfinalen e Champions League kundër Bayern Munich.

Megjithatë, gazeta vë në dukje se performanca e Muriqit, i cili vazhdimisht ishte një kërcënim madhor, theksoi vështirësitë e mbrojtjes madrilene, duke e lënë trajnerin Alvaro Arbeloa në një pozitë të vështirë për të vendosur nëse do t’i besojë eksperiencës së Militaos apo stabilitetit të Huijsen në një sfidë kaq jetike për sezonin.

Teilen: