• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gazeta spanjolle “AS”: Roberto Moreno nuk e pranon orfertën e Kosovës, shkon në Rusi

14/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roberto Moreno pritet të bëhet trajner i ri i klubit rus, Sochi.

Trajneri spanjoll së fundmi e pati një takim me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me të cilin bisedoi për mundësinë që ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës.

Por, mediumi spanjoll “AS” raporton se Moreno pritet që shumë shpejt të emërohet trajner i klubit rus, duke i lënë kështu anash opsionet që i kishte që të bëhej selektor i Kosovës ose trajner i klubit turk, Adana Demirspor.

Sipas “AS”, ish-selektori i përkohshëm i Spanjës do ta zgjedhë projektin e Sochit pavarësisht se ky ekip është në fund të ligës elitare ruse.

Pronarët e klubit janë të gatshëm ta zhvillojnë një projekt ambicioz me Roberto Morenon në krye. Ai pritet të emërohet si trajneri i katërt i Sochit në këtë sezon pas Jojlov, Tochilin dhe Kliuyev.

Sochi është në pronësi të Boris Rotenberg, njëri nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në Rusi.

Tash, FFK-ja duhet të ndjek pista të tjera për pasuesin e Primoz Glihas pasi sipas të gjitha gjasave, pista Moreno ka dështuar.

Next Post

“Duam kualifikimin”, tekniku i Dinamo Zagreb “karikon” skuadrën para sfidës ndaj Ballkanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.