Deklaratat e Ragip Xhakës babait të Granit Xhakës, dhënë për Tëvë 1, në Basel, janë cituar të mërkurën nga gazetarët e mirënjohur italianë dhe mediat kryesore të sportit në Itali, që përcjellin transferimet e futbollistëve.
Tash e disa javë, Xhaka është i lidhur me një kalim te AC Milani ndërsa babai i Granitit, Ragipi, në një intervistë ekskluzive të dielën, dhënë Tëvë 1 dhe emisionit VAR, konfirmoj bisedimet ndërmjet djalit të tij dhe për raportin me drejtorin sportiv Igli Tare, i cili edhe më parë e kishte kërkuar atë.
Gianluica di Marzio njëri nga gazetarët më të njohur e të respektuar në Itali, së bashku edhe me Alfredo Pedullan, ishin ata që e shpërndanë lajmin e Tëvë1.
Më pas raportuan edhe mediat e specializuara për transferime si “Tuttomercatweb.com dhe Calciomercato.com, si dhe faqja në gjuhën angleze për lajmet e futbollit, “Football-italia.com”.
Lajmi i Tëvë 1, është cituar edhe nga gazeta më e madhe italiane e sportit, “La Gazzetta dell Sport”.
Kalimi i mundshëm i Xhakës te Milani, është lajmi kryesor i mediave kryesore në Evropë, ndërsa Sporti në Tëvë 1, do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj.
Për të parë deklaratat e Ragip Xhakës dhënë për Tëvë 1, këtu mund ta shikoni emisionin e plotë të VAR-it: