Kroacia mbrëmë fitoi ndaj Holandës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, duke prekur kështu finalen në këtë kompeticion.
Kroatët shkëlqyen 4:2 ndaj ‘Tulipanëve’, në atë takim më i miri ishte Luka Modric.
Mesfushori magjik shënoi gol, asistoi dhe nxori një penallti në këtë takim duke e bërë këtë në moshën 37 vjeçare.
Teksa Luka po jepte deklaratën pas ndeshjes, gazetari i kërkoi që t’i tregonte pasaportën, për të kontrolluar moshën.
“Të lutem më lër të kontrolloj pasaportën tënde. Është e pabesueshme që je 37 vjeç dhe luan dhe vrapon kështu deri në minutën e 119”, i tha gazetari Modricit.
Kroati buzëqeshi dhe u përgjigj: “Nuk ka problem! Nëse dëshironi do t’ju tregoj pasaportën time pas intervistës. Po pasaporta ime tregon që jam aq i vjetër sa thatë ju… Tifozët më japin shumë dashuri dhe respekt, prandaj më pëlqen të luaj edhe në këtë moshë”, tha Modric.
Kujtojmë që kroati ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, mes qëndrimit në Real Madrid, apo kalimit në Arabinë Saudite./Lajmi.net/
🗣️Repórter: “Posso verificar seu passaporte depois do jogo? Porque é inacreditável, 37 anos e jogando por cerca de 120 minutos”.
🇭🇷Luka Modric: “Posso te dar depois da entrevista se você quiser”. pic.twitter.com/1vjIgd56qJ
— Curiosidades da Bola – PIETRO👶 (@curiosidadesdb) June 15, 2023