Në Milano, sidomos pas barazimit 2-2 ndaj Lazios, i cili e lë pa fitore skuadrën e Fonseca në këtë fillim të vështirë të sezonit, pa përmendur rastin “Theo-Leao”, po diskutohet shumë mungesa e Zlatan Ibrahimovic në “Olimpico”. Kjo mungesë i cili zemëroi disa fansa kuqezinj në rrjetet sociale. Carlo Pellegatti foli mbi këtë temë në emisionin “Pressing”:
“A je i sigurt që nuk ishte ti, që i tha Fonseca-s, pas humbjes ndaj Parmës: ti vendos për formacionin, por po të isha unë do t’i ulja në stol Theo Hernandez dhe Leaon kundër Lazios”. Prezantuesi i emisionit, Max Callegari, deshi ta “rrëmojë” më tej këtë deklaratë befasuese: “Nëse është kështu, atëherë Ibrahimovic duhej të ishte i pranishëm në Romë për të mbështetur zgjedhjen?”
Pellegatti e konfirmoi: “Absolutisht. Unë i them: Ibra, ku je, kthehu menjëherë. Situata ka nevojë për shpjegimet e tua. Për momentin ai është shumë i rëndësishëm, është si të thuash emblema e klubit, duhet të jetë i pranishëm në ‘Milanello’.
Nëse ka probleme, nëse dikush ka vështirësi, përfshirë Fonseca, duhet të flasë me të për këtë. Është shumë e rëndësishme që Ibra të jetë i pranishëm”. Ky gazetar është edhe tifoz i njohur i kuqezinjve: “Më thonë se Ibra është me pushime, se ndoshta mund të mos jetë prezent deri para ndeshjes kundër Venezia.
Unë them se në vend të kësaj, prania e tij në ‘Milanello’ këto ditë do të ishte thelbësore. Çfarë do të bëjë trajneri, me pak lojtarë të mbetur në stërviotje, për shkak të angazhimit të tyre me kombëtaret. Fonseca ka nevojë për prezencën e drejtuesve të klubit në një kohë si kjo”.