• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gazetari sulmon katalanasit: Ata përdorin doping! Barcelona është një bandë e organizuar

21/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona mundi Selta Vigon (4-3) të shtunën në një ndeshje të jashtëzakonshme, që u vendos në sekondat e fundit falë një penalltie të Rafinjës.1200x675-5-1046x616Vigos nuk i mjaftoi tripleta e Borha Iglesias për të siguruar as edhe një barazim, sepse Ferran Torres, Dani Olmo dhe një dopietë nga Rafinja i dhanë suksesin Barçës. Ndeshja në “Montjuiç” u shoqërua me polemika, për shkak të tonit fizik të skuadrës së Flik. Një postim në rrjetin social “X” vuri në pikëpyetje nëse kjo ishte e natyrshme.

“Fasha të çuditshme në duar. Rritje të pazakonta të ritmit dhe presingut. Lojtarë që lëndoheshin çdo javë, duke luajtur çdo tri ditë pa probleme. Performanca e papritur rritet. Pas disa vitesh, do të zbulojmë se çfarë paligjshmërie bëri Barça”, diçka që Kiko Matamoros shfrytëzoi për të sulmuar katalanasit.

I njohur si një nga figurat publike në televizion, Matamoros sulmon klubin blaugrana dhe agjencinë antidoping në Spanjë.

“Ka një kohë që e them këtë. Antidopingu në Spanjë është për të qeshur”, ka shkruar personazhi televiziv, i cili gjithashtu ka postuar disa herë në “X” kundër katalanasve.

“Barcelona nuk është asgjë tjetër më shumë se një bandë e organizuar”, shkroi sërish ai në profilin e tij në rrjetin social “X”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ishte tifoz i zjarrtë futbolli, si Papa Françesku “tradhtoi” Mesin për një brazilian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.